Sporti

Vendimtar me golat tek Milan, ‘Rossonerët’ do të rinovojnë kontratën me Giroud

11/10/2023 18:06
nga:Mergim Rreci

Olivier Giroud është shumë pranë rinovimit me një tjetër vit me Milanin.

Mediet italiane raportojnë se sulmuesi 37-vjeçar do të zgjasë edhe më një sezon tjetër bashkëpunimin me “Djallin”.

Francezi do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit deri në verën e 2025-ës, ndërsa do të paguhet 3 milion e gjysmë euro në sezon.