Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se caktimi i terminit për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 nga sot do të jetë i mundur edhe për zyrtarët publikë, zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Navigimit Ajror, zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë, gazetarët dhe gastronomët.
Sipas MSH-së, online mund të aplikojnë edhe qytetarët mbi 55 vjeç e ata me sëmundje kronike.
Njoftimi i plotë:
Caktimi i terminit për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) nga sot është i mundur edhe për:
Zyrtarët publikë-dëshmia përmes ID;
Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit –dëshmia me ID;
Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror-Dëshmia me ID;
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”-dëshmia me ID;
Zyrtarët doganorë-dëshmia me ID;
Gazetarët-dëshmia që i përkasin kësaj kategorie;
Gastronomia-dëshmi kontrata e punës
Ndërkohë, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19 si:
Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare;
Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe;
Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;
Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).
Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.