Kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk certifikohet nga KQZ-ja, pasi të njëjtit i është konfirmuar dënimi nga Gjykata e Apelit.
Gazeta Infokus e ka siguruar dokumentin e KQZ-së, të cilin ia ka dërguar PDK-së, ku kërkohet zëvendësimi i Lushtakut dhe 4 të tjerëve, me emra të tjerë deri më 24 gusht në ora 16:00, afat ky që tashmë ka skaduar.
Përveç Sami Lushtakut, nga PDK-ja kandidimi në zgjedhjet lokale të 17 tetorit u ndalohet edhe Naim Gjelit, Florim Hajdarit e Petrit Sinanit nga Drenasi, si dhe Izer Zeqirit nga Gjilani.
GazetaBlic gjatë ditës raportoi për zhvillimet e fundit brenda degës së degës në Skenderaj, respektivisht tërheqjen e mundshme të Lushtakut dhe zëvendësimin me një emër tjetër.