Lajme

Sami Lushtaku nuk mund të garoj për kryetar të Seknderajt

08/24/2021 16:56
nga:Gazeta Blic

Burime të Gazeta Blic brenda PDK-së kanë konfirmuar në kushte anonimiteti se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka pamundësuar Sami Lushtakut të garoj për kryetar të Skenderajt. Kjo pasi ai bie ndesh me rregullat zgjedhore.

“KQZ ia ka pamundësuar Lushtakut të garoj për kryetar të Skenderajt”, tha ky zyrtar i lartë i PDK-së për Gazeta Blic.

Ai tha se PDK shpejt do të dalë me qëndrim se si do të veproj tutje.

Merret vesh se Lushtakut e PDK-ës i ka shkuar konfirmimi me sqarime nga ana e KQZ-së, së është në kundërshtim me ligjin kandidimi i tij për kryetar komune.

Gazeta Blic ka folur me vetë Sami Lushtakun, i cili ka thënë se nuk mund të flas tani për tani.

“Flasim ma vonë. Tash s’mundem”, ka thënë shkurt Lushtaku.

Gazeta Blic merr vesh se pas një ore, PDK në Skenderaj do të dalë me një komunikatë për media, por që ende nuk dihet se cili është vendimi i tyre.

Sipas rregullave zgjedhore, Lushtaku mund të ankohet në PZAP dhe në Supreme ndaj vendimit të KQZ-së.

A po tërhiqet Sami Lushtaku nga gara për kryetar të Skenderajt?!