Sporti

Vendimi i çuditshëm i gjyqtarit në Serie A, ndëshkon me të verdhë futbollistin pas golit – ai “shtanget”

10/11/2022 10:00
nga:L J

Atalanta dhe Udinese luajtën 2:2 në një ndeshje të shkëlqyer në kuadër të xhiros së 9-të të Serisë A dhe ndeshja u karakterizua nga një situatë e çuditshme.

Nigeriani Ademola Lookman shënoi në minutën e 36-të për të kaluar Atalantën në epërsi dhe festoi si zakonisht – duke bërë gjeste me duar sikur të kishte syze. Gjyqtari Daniele Doveri e ndëshkoi me karton të verdhë për atë festë pasi mendoi se po provokonte tifozët vendas me një festë të tillë, përcjell GazetaBlic Sport.

Doveri tronditi Lookman-in, i cili më parë në Premierligë dhe në Bundesligë nuk u ndëshkua kurrë për festime të tilla.

/GazetaBlic Sport