Lajme

Vëllezërit Klitschko në frontin e luftës, Behgjet Pacolli pretendon se ka biseduar në telefon me ta

02/25/2022 16:30
nga:Genita C

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, po pretendon se ka folur për agresionin që Rusia e ka nisur në Ukrainë dhe bisedën që ka pasur me vëllzërit Klitschko.

Sipas biznesmenit kosovar, ata i kanë thënë se kanë lënë të gjithë veprimtarinë e tyre dhe i janë bashkuar luftës në mbrojtje të Ukrainës nga sulmi rus.

Tutje Pacolli, në radio Klan Kosova FM, ka thënë se nuk është bërë pishman që si pronar i kompanisë “Mabetex”, para më shumë se 20 vjetësh e kishte renovuar Kremlinin.