Sporti

Vëllaznimi nuk ndalet, transferon edhe një lojtar në këtë merkato

07/10/2023 16:16
nga:Lorik J

Skuadra e Vëllaznimit po vazhdon mobilizimin e ekipit për edicionin e ri.

Klubi gjakovar edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë, teksa tashmë drejtuesit e ekipit kanë filluar përforcimin e ekipit.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Caner Gzimi do jetë përforcimi i radhës i Vëllaznimit.

Mesfushori i njohur kosovar do të luajë përsëri për Vëllaznimin, pasi ishte edhe në të kaluarën tek ky klub.

/GazetaBlic Sport