Lajme

Vëllai rrah vëllain në Malishevë, viktima frikësohet të kthehet në shtëpi

04/14/2021 10:52
nga:M K

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 20:00 në Malishevë, një person ka raportuar se pas një debati me vëllain e tij, i njëjti e ka goditur në fytyrë.

Pas tretmanit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, sipas policisë, viktima ka refuzuar të kthehet në shtëpi pasi është ndjerë i rrezikuar.

“Malishevë 12.04.2021-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pas një debati me të dyshuarin mashkull kosovar -vëllain e tij, i njëjti e ka goditur në fytyrë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Malishevë, ka refuzuar të kthehet në shtëpi, pasi që ndihet i rrezikuar nga i dyshuari. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërsa njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit. Rasti është nën hetime.

LEXO EDHE:

Sot mblidhet këshilli i kryetarëve të komunave, diskutojnë për masat anti-Covid