Lajme

Sot mblidhet këshilli i kryetarëve të komunave, diskutojnë për masat anti-Covid

04/14/2021 09:31
nga:M K

Këshilli i kryetarëve të komunave do të mblidhen sot për të folur lidhur masat Anti-Covid, të cilat do të përfundojnë më 18 pril.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se mbledhja do të mbahet në orën 10:30.

Ai ka shtuar faktin se komunat do të japin ide të reja lidhur me atë se çfarë duhet të veprohet tutje.

“Sot mbahet takimi i këshillit të kryetarëve lidhur me masat Anti-Covid 19 që do të mbarojnë më 18 Prill. Komunat do të sugjerojnë se çka duhet të veprohet më pastaj. Ne do të diskutojmë edhe se çka dhanë masat e reja”, ka shtuar ai.

LEXO EDHE:

Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu dalin sot para drejtësisë

/GazetaBlic/