Lajme

Vëllai bën për spital vëllanë e mitur, arrestohet

06/24/2024 08:38
nga:G B

Një person është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur.

Viktima si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thotë policia në raport.