Gjykata e Tiranës ka dalë sot me vendim për zgjedhjet në Shoqatat Rajonale të Futbollit të FSHF-së.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka “mundur” Armand Dukën në Gjykatën e Tiranës, e cila ka vendosur të njohë Asamblenë e thirrur nga kryebashkiaku.
Gjykata e Tiranës rrëzoi FSHF dhe ka regjistruar drejtues Eduard Prodanin.
Vendimi i Gjykatës i ka dhënë të drejtë Veliajt për manipulimet e FSHF-së për zgjedhjet e 2 marsit, ku sipas institucionit drejtësisë janë parë parregullsi në zgjedhjet e Shoqatave Rajonale të Futbollit dhe është vendosur që zgjedhjet të mos ketë në atë datë


