Sporti

Vedat Muriqi shumë afër transferimit në Belgjikë

07/06/2022 14:13
nga:L J

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është shumë afër transferimit në Belgjikë.

Gazetari italian, Di Marzio raporton se Club Brugge është interesuar për shërbimet e Vedat Muriqit, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, gazetari kosovar, Arlind Sadiku shkon më tej dhe raporton se Vedat Muriqi do të nënshkruajë për Club Brugge këtë javë.

Transferimi do të mbyllet për 10.5 milionë euro. Lojtari do të fitojë 2 milionë në vit.

/GazetaBlic Sport