Sporti

Vedat Muriqi po kthehet në hero te Mallorca, tifozi spanjoll: Lidhja e fansave me kosovarin shkon përtej futbollit, Mallorca është skuadër më e mirë me Muriqin

04/11/2024 16:30
nga:E K

Vedat Muriqi është shndërruar në një hero te Mallorca.

Sulmuesi kosovar është shumë i dashur te tifozët e klubit spanjoll dhe këtë e konfirmoi në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport‘ tifozi i Mallorcas, Sergio Cirer Buendia.

Sergio është tifoz i Mallorcas prej shumë vitesh ndër të tjerash familja e tij me gjenerata e kanë përcjellur klubin në të cilin tash bënë pjesë ‘pirati kosovar’.

Buendia pati shumë fjalë të mëdha për sulmuesin kosovar duke thënë që ‘dashuria’ për të shkon përtej futbollit pasi Vedat Muriqi sipas tij ka një karakter lidershipi.

“Mallorca arriti në finallën e Kupës së Mbretit pas disa vitesh. Fatkeqësisht humbi në finale, por si ishte udhëtimi?

E dimë se udhëtimi deri në Sevilla nuk ishte i lehtë. Por klbui bëhet i fortë kur mbledhemi së bashku. Shkuam deri atje me shumë pasion, si fansa shkuam atje nga toka, deti e ajri. Jemi shumë të lodhur; por ishte një përvojë e jashtëzakonshme“, tha fillimisht Sergio për ‘GazetaBlic Sport’.

Si është impakti i Vedat Muriqit? A e duan fansat atë?

Kosovari përfaqëson çdo gjë që një dashamir i futbollit dëshiron në klubin e tij. Kur je tifoz i një ekipi të madh, dëshiron të kesh sulmuesi që vetëm shënon shumë gola. Për ne që ndjekim një klub më të vogël, është shumë e rëndësishme që një futbollist është i pasionuar, i fortë, karizmatik, që i do çdo fjalë që thotë dhe çdo gjest që i drejton tribunës. Në fund të fundit: Muriqi është një sulmues i madh; por ai duhet më shumë për personalitetin e tij. Lidhja e tij me tribunën ka qenë autentike“, shtoi ai.

Vedat Muriqi është nga Kosova, një vend që nuk njihet nga Spanja, sa dihet atje për origjinën dhe historinë e Muriqit për të cilin foli publikisht?

“Në mendimin tim, qytetari mesatar di shumë pak për realitetin shoqëror dhe historik të Kosovës. Por gjithmonë kur vjen një lojtar me një impakt të tillë; ju fton të njihni dhe të thelloni njohuritë për historinë dhe traditat e tyre. Për mua, personalisht, më ndihmon të hap mendjen dhe të zbuloj realitete të tjera në Evropë”.

A është Vedat Muriqi, sipas jush, lojtari më i mirë i Mallorcës?

“Do ta them në një mënyrë tjetër: Mallorca është klubi më i mirë kur është Vedat Muriqi në të“, përfundoi spanjolli për GazetaBlic Sport.