Sporti

Vedat Muriqi me mesazh emocionues për tifozët e Mallorcas

05/26/2026 13:08
nga:Mergim Rreci

Pas përfundimit të sezonit dhe rënies nga La Liga, sulmuesi Mallorcas, Vedat Muriqi, ka reaguar me një mesazh emocional drejtuar tifozëve dhe klubit.

Muriqi theksoi se dhimbjen dhe zhgënjimin e tifozëve e ndjen edhe vetë, duke nënvizuar lidhjen e fortë që është krijuar gjatë sezonit mes skuadrës dhe mbështetësve. Ai kujtoi momentet e vështira dhe ato të mira, duke pranuar se ekipi ka kaluar një sezon me shumë sfida, por pa e humbur kurrë besimin brenda grupit.

Sulmuesi kosovar u shpreh se çdo ndeshje e ka ndjerë përgjegjësinë për fanellën e Mallorcës dhe se mbështetja e tifozëve ka qenë një burim i vazhdueshëm force. Ai gjithashtu pranoi se futbolli mund të jetë i pamëshirshëm, por theksoi se klubi ka treguar gjithmonë aftësinë për t’u ringritur pas vështirësive.

Në mesazhin e tij, Muriqi u shpreh optimist për të ardhmen, duke deklaruar se Mallorca do të rikthehet në vendin që meriton dhe se historia e klubit nuk është ndërtuar kurrë mbi dorëzim.

/GazetaBlic Sport/