Lajme

“Veç një Albin e ka bota”, Krasniqi ironizon me planin e Qeverisë për krizën elektrike: Shtetet e rajonit po e kapin kryet, qysh s’na u ka kujtu neve po thojnë

09/03/2022 12:21
nga:Genita C

Frashër Krasniqi i PSD-së ka ironizuar me planin e Qeverisë për zgjidhjen e krizës energjetike, ku këta të fundit thanë se duhet të kursejmë.

Postimi i plotë:

Hekuran Murati sapo e shpalosi strategjine e Qeverisë Kurti se qysh me e zgjidhë krizën elektrike:
– Pika 1: Fikni dritat kur dilni nga dhoma,
– Pika 2: Ndërroni poqat elektrik,
– Pika 3: (e marrë nga strategjia e vitit të kaluar) Mbulimi me çebe.
Shtetet e rajonit thanë që po e kapin kryet me këtë strategji 3 pikëshe kaq gjeniale. Qysh s’na u ka kujtu neve po thojnë… por skem çka me bë… veç një Albin e ka bota ☹️