Lajme

Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e Policisë

06/08/2026 09:36
nga:G B

Ka vdekur zyrtari policor, Afrim Xhemaili.

Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës e cila ka shprehur ngushëllimet e saj përmes një postimi në Facebook.

“Me rastin e vdekjes së zyrtarit policor Afrim Xhemaili, familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në mesazhin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.