Lajme

Vdes veterani i UÇK-së, Skender Bytyqi

04/28/2022 21:48
nga:Astrit Gashi

Zenun Elezaj, kryetari i komunës së Klinës ka njoftuar se ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Skender Bytyqi, i cili njihej me nofkën “Albani”.

Elezaj në një postim në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

Familjen dhe të gjithë bashkëluftëtarët e Bytyqit i ka ngushëlluar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Lajm i trishtë ndarja nga jeta e bashkëluftëtarit Skender Bytyqi. Albani u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga fillet e saj, kur ishte në moshë shumë të re. Atdhetar i madh e luftëtar i dalluar ai shpëtoi nga lufta me plagë në trup, plagë që e përcollën tërë jetën. Ndaj dhembjen me familjen dhe mbarë bashkëluftëtarët”, shkroi Haradinaj.