Lajme

Vdes veterani i arsimit dhe veterani i UÇK-së, Sadik Zogaj

10/31/2022 10:07
nga:G B

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Sadik Zogaj, veteran i arsimit dhe veteran i UÇK-së në njësitin “Çeliku” në Kleçkë në brigadën 121 ” Ismet Jashari-Kumanova”.

Sadik Zogaj u lindl me 2 korrik 1954 në fshatin Divjakë të Komunë së Lipjanit.

Studimet i kreu në Fakuktetin Filozofik, dega Filozofi-Sociologji në Universitetin e Prishtinës.

Fillimisht punoi mësues në fshatin e lindjes, pastaj si profesor i lendës së filozofisë dhe sociologjisë në shkollën e mesme të komunës së Drenasit “Leonik Tomeu”. Ketu punoi deri ne vitin 1998.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët:

Njoftim mortor!

Me dhëmbje të thellë njoftojmë te gjithë familjarët ,miqtë,shokët dhe dashamirët së pas një sëmundje të gjatë ndërroj jetë babai ynë,
Sadik.S.Zogaj.

Varrimi do të bëhet sot me 31/10/2022 në ora 14:00 në fshatin Divlakë.