Lajme

Vdes shtatzëna nga Vushtrria, ishte infektuar me koronavirus

09/04/2021 09:16
nga:M K

Mbrëmë ka vdekur një grua shtatzënë bashkë me foshnjën e porsalindur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Bëhet fjalë për Liberta Selacin nga Banjska e Vushtrrisë.

Lajmi për vdekjen e saj e kanë dhënë edhe familjarët.

Mek Selaci i afërm i Libertës, ka shkruar se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë dhe nuk do të ketë të pame.