Mbrëmë ka vdekur një grua shtatzënë bashkë me foshnjën e porsalindur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Bëhet fjalë për Liberta Selacin nga Banjska e Vushtrrisë.
Lajmi për vdekjen e saj e kanë dhënë edhe familjarët.
Mek Selaci i afërm i Libertës, ka shkruar se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë dhe nuk do të ketë të pame.