Lajme

Vdes polici, Bekim Grajçevci

08/19/2024 10:19
nga:G B

Ka ndërruar jetë zyrtari policor, Bekim Grajçevci.

Sindikata e Policisë së Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes përmes një postimi në Facebook ku edhe ka ndarë një fotografi të të ndjerit.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Bekim Grajçevci, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në postim.

May be an image of 1 person