Njëri nga të plagosurit në gjuajtjen me armë në Viti, ka vdekur në Spitalin e Gjilanit.
Dy të tjerët të lënduar po trajtohen nga ekipet mjekësore, njëri në Spitalin e Gjilanit që ka plagë më të rëndë kurse tjetri në Emergjencën e Vitisë.
Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë.Edhe për kundër ndihmës së mjekve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndrru jetë”
‘Masakër’ në Viti: Plagosen tre persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë


