Një punëtor ka vdekur derisa ishte duke punuar në Bresje të Fushë-Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Agron Borovci, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.
Viktima është e moshës 38 vjeçare.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti. Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, i njëjti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë”
“Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci për “Gazeta Blic”.


