Lajme

Vdes një grua që ishte e shtrirë në QKUK, u aksidentua ditë më parë

12/29/2022 10:17
nga:Astrit Gashi

Një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të mërkurën, pasi ishte duke u trajtuar për shkak të lëndimeve që i kishte marrë nga një aksident që ka ndodhur më 22 dhjetor.

Në raportin e policisë thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.