Lajme

Vdes një burrë në lokalin e tij në Prizren

05/13/2023 10:06
nga:Y I

Një burrë ka vdekur dje në lokalin e tij në fshatin Lutogllavë të Prizrenit.

Për rastin, tashmë kanë nisur hetimet.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Fsh. Lutogllavë, Prizren (DM 784/741) 12.05.2023 – 15:12. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se babai i tij derisa ishte në lokalin e tij është alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në konsultim me prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.