Lajme

Vdes një 18-vjeçar në Ferizaj

12/11/2023 23:20
nga:Gazeta Blic

Një 18-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Ferizajt.

Këtë e ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Ai ka shtuar ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në një fabrikë në fshatin Nikadim të Ferizajt.

“Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore. Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, ka thënë Veseli.