Ka vdekur nëna e heroit Afrim Zhitia.
Qamile Zhitia, do të varroset sot nga ora 17:00 në fshatin Llugë të komunës së Podujevës.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët.
“Njoftojmë të gjithë familjarët dhe miqtë, se sot ka ndrruar jetë më e dashura jonë Qamile Zhitia. Varrimi i të ndjerës bëhet nesër, me datë 23 maj, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Llugë, Podujevë”- thuhet se njoftimin e familjes.
E ndjera ishte nëna edhe e veprimtarit Sylë Zhitia, i cili vdiq vitin e kaluar si pasojë e atakut në zemër.


