Lajme

Vdes nëna e dëshmorit Xheladin Xheladini

05/02/2026 15:02
nga:Y I

Ka vdekur Xhezide Xheladini, nëna e dëshmorit Xheladin Xheladini dhe e veteranit Bashkim Xheladini, nga Carraleva e Shtimes.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët përmes Facebook-ut.

“Ju njoftojmë me dhimbje të thellë familjarë, miq, shokë dhe dashamirë se ka ndërruar jetë Xhezide Xheladini, nëna e dëshmorit (Xheladin Xheladini)”, ka thënë familja në këtë njoftim.

Për vdekjen e saj shkroi edhe kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, sikurse edhe Dega e OVL-UÇK në këtë komunë.

Varrimi i të ndjerës bëhet të shtunën në fshatin Carralevë në ora 16:30.