Lajme

Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga vetura në Prishtinë, ky është 63-vjeçari që s’u mbijetoi plagëve

12/02/2023 23:58
nga:Gazeta Blic

Sot ka ndodhur në një aksident trafiku në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ku vetura ka goditur një këmbësor.

Viktima është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ku i është ofruar ndihmë mjekësore.

Burimet e Sinjali brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bëjnë me dije se viktima s’ka arritur t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima është Ferhat Bejtullahu, 63-vjeçar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor.