Lajme

Vdes në QKUK këmbësori i aksidentuar në rrugën Podujevë-Prishtinë, shoferi i automjetit dërgohet në mbajtje

08/25/2026 20:37
nga:G B

Një person ka vdekur në QKUK, pas aksidentit në rrugën Podujevë-Prishtinë më 24 gusht, ku ishte përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Gazeta Blic se këmbësori ka vdekur.

“Sot, rreth orës 10:00, nga QKUK, kemi pranuar informatën se këmbësori, i cili ishte lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur mbrëmë në rrugën Podujevë–Prishtinë, ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion

Angazhimi menjëherë pas aksidentit dhe hetimet intenzive të Hetuesve të Njësitit të trafikut Rajonal, kanë rezultuar me identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar (ngasësit të automjetit), i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim rë prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.