Lajme

Vdes mjekja nga Istogu

10/03/2022 16:04
nga:N M

Ka ndërruar jetë mjekja e parë shqiptare në komunën e Istogut, Dr. Rabë Zeqiraj-Bytyqi.

E ndjera ka qenë specialiste e mjekësisë së përgjithshme dhe ka punuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për vite me radhë.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të saj.