Sporti

Vdes Mino Raiola, agjenti më i njohur i futbollit

04/30/2022 16:08
nga:Mergim Rreci

Ka ndërruar jetë menaxheri i njohur italian i futbollit, Mino Raiola.

Ai ishte njëri prej menaxherëve më të suksesshëm dhe vdiq në moshën 54 vjeçare pas një sëmundjeje, përcjell GazetaBlic Sport.

Raiola ishte shtruar në spital në Milano në muajin janar për t’iu nënshtruar një operacioni shumë delikat, por natyra e sëmundjes nuk u zbulua.

Kjo gjë u konfirmua edhe zyrtarisht.