Lajme

Vdes ish-veterani i UÇK-së dhe ish-gazetari Valdet Berisha

05/01/2021 18:05
nga:Y I

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-gazetari, Valdet Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në Facebook.

“Valdeti, përveç që njihej si një nga organizatorët e moderatorët e ngjarjeve kulturore e manifestimeve në Komunën e Klinës, ai ishte edhe veprimtar i çështjes kombëtare e dikur edhe punonjës në administratën e Komunës së Klinës” shkruan Elezaj në facebook.

Postimi i plotë:

Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e veteranit të UÇK-së e ish gazetarit, Valdet Berishës.

Valdeti, përveç që njihej si një nga organizatorët e moderatorët e ngjarjeve kulturore e manifestimeve në Komunën e Klinës, ai ishte edhe veprimtar i çështjes kombëtare e dikur edhe punonjës në administratën e Komunës së Klinës.

I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, ish bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.