Lajme

Vdes ish-kreu i SBASHK-ut

04/29/2021 12:55
nga:Q R

Ka vdekur në moshën 72 vjeçare, ish kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj. I ndjeri ishte i shtrirë në Spitalin e Pejës që disa ditë ku po luftonte me sëmundjen.

Shabanaj një jetë të tërë ia ka kushtuar arsimit duke u shquar si profesor shumëvjeçar në Pejë.

Për disa vite, Shabanaj ishte në krye të SBASHK-ut për të mbrojtur të drejat e punëtorëve të arsimit si kryetar i kësaj organizate.

Kujtojmë se Shabanaj po luftonte me virusin korona, derisa ditë më parë u kërkua ndihmë për plazmë gjaku të atyre që e kanë kaluar koronavirusin./Indeksonline.

Tentim vrasje me thikë, katër vjet burgim për të akuzuarin