Sporti

Vdes ish-futbollisti shqiptar në moshën 52-vjeçare

11/10/2023 09:40
nga:E K

Ka vdekur në moshën 52-vjeçare, Feim Ajdini, ish-futbollisti shqiptar i Bashkimit dhe Mërgimit në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka luajtur vitet e 80-ta te klubet nga Kumanova.

Ajdini ka stërvitur edhe te KF Kumanova.

Ai ka qenë mbrojtës, por ka luajtur edhe në sulm, aty ku kishte nevojë ekipi. Ajdini ka qenë aktivist i madh i sportit.

Familjartë dhe shokë të të ndjerit kanë bërë postime prekëse nëpër rrjetet sociale, pas vdekjes së tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, pas namazit të xhumasë në varrezat e qytetit të Kumanovës.