Sporti

Vdes ish-futbollisti Sadik Rrahmani

03/19/2023 10:51
nga:E K

Ish-futbollisti i disa skuadrave të Kosovës, Sadik Rrahmani ka vdekur sot.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi në të cilin më parë ka luajtur vetë ai, Trepça ’89.

Rrahmani ishte shquar gjatë karrierës si futbollist te Trepça dhe Prishtina. Ai kishte luajtur edhe për disa skuadra tjera, ndërsa pasi mbylli karrierën si futbollist, vazhdoi karrierën si gjyqtar futbolli.

Postimi i klubit mitrovicas:

“Lajmin për ndarja nga jeta e Legjendës Mitrovicase Sadik Rrahmani na preku shumë.

DIKI siq njihej nga i gjithë Komuniteti Sportiv e në veqanti Futbolli do të mbahet mend si një Ikonë e qytetit.

Na ike herët.

Futbollistit tonë Robert Rrahmanit dhe të gjithë Familjës Rrahmani në këto momente të vështira për Juve jemi pranë Jush dhe njëkohësisht pranoni ngushëllimet tona më të Sinqerta.

DIKI do të mbahet mend si njëri ndër Futbollistët më të mirë jo vetëm Mitrovicas por edhe në mbarë Kosovën.

I jemi falenderues se na dhuroi shumë spektakël në fushë.

U rrit dhe u krijua si futbollist në qytetin e Mitrovicës, pas luftës pas pensionimit si futbollist aktiv ushtroi edhe Profesionin e Referit në Super ligën e Kosovës në Futboll, e në vitet e fundit si Trejner i grupë moshave të reja te KF TREPÇA’89.

Sot skuadra zhvillonë ndeshjën Kampionale ndaj FC Dukagjinit në Mitrovicë, ku me bashkpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës u munduan të bëjmë zgjidhje për shtyrjen e ndeshjës por në pamundësi ndeshja do të zhvillohet sot.

Për nder të ish Futbollistit tonë, Trajnerit të grupmoshave të reja të Klubit, Ikonës së Qytetit dhe Babai i Futbollistit tonë Robert Rrahmani në fillimin e ndeshjës do të mbahet 1 minut heshtje në përkujtimin e tij.

Me shumë dhimbje e respekt

KF TREPÇA’89 FC

Presidenti z. Abedin Zeka”.