Lajme

Vdes infermierja Mihane Qubreli

04/10/2024 16:23
nga:N K

Ka vdekur sot infermierja, Mihane Qubreli.

Lajmi u bë i ditur nga Shërbimit, Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se infermierja tashmë e pensionuar, punoi dhe kontribuoi për dekada të tëra në Klinikën e Otorinolaringologjisë, duke qenë pranë dhe në shërbim të pacientëve.

“Ngushëllime familjes dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.