Sporti

Vdes gazetari i mirënjohur i sportit, Sami Ademi

05/06/2026 20:31
nga:Mergim Rreci

Gazetari dhe redaktori i njohur i redaksisë së Sportit në Radio Televizionin e Maqedonisë, Sami Ademi, ka ndërruar jetë. 

Ademi konsiderohej si një ndër pionierët e kësaj fushe, një zë i dashur dhe i njohur për publikun, me të cilin janë rritur breza të tërë pranë ekraneve televizive.

Kontributi i tij në zhvillimin e gazetarisë sportive ka lënë gjurmë të pashlyeshme, duke e bërë atë një figurë të respektuar ndër kolegë dhe sportdashës.