Lajme

Vdes gardiani i burgut, dyshohet se ra nga qershia

05/29/2024 10:11
nga:Sh R

Ka ndërruar jetë zyrtari korrektues në Burgun e Dubravës, Hasib Cakoviç.

Gardiani nga Istogu ishte punëtor shumëvjeçar në Burgun e Dubravës.

“Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Hasib Cakoviç.

Cakoviç ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në Shërbimin Korrektues të Kosovës, duke kontribuar me pasion dhe përkushtim. Humbja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne.

Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emrin tim, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta” thuhet në mesazhin ngushëllues të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Klankosova mëson se Hasib Cakoviq, vdiq pasi aksidentalisht ra nga qershia.