Lajme

Vdes aktori Bernard Hill në moshën 79-vjeçare

05/05/2024 22:18
nga:G B

Në moshën 79-vjeçare ka vdekur aktori i shumë filmave, Bernard Hill.

Ai më së tepërmi njihet për rolin e kapitenit të anijes në filmin “Titanic” dhe në rolin e mbretit “Theoden” në Lord of the Rings.

Familjarët njoftuan për vdekjen e tij, duke thënë se është humbje e madhe për të gjithë, raporton BBC.

Aktori ka luajtur rolin e  kapitenit Edward Smith në filmin fitues të ‘Oscar’ të vitit 1997 dhe mbretin Theoden në “Lord of the Rings”.

Roli i tij kryesor ishte në dramën televizive të BBC-së të vitit 1982, “Boys from the Blackstuff”.

Në këtë seri, ai portretizoi Yosser Hughes, një personazh që luftoi – dhe shpesh dështoi – për të përballuar papunësinë në Liverpool.