Lajme

Vdes aktivisti më i vjetër i Vetëvendosjes

02/22/2022 21:34
nga:Q R

Ka ndërruar jetë aktivisti më i vjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Afet Ajeti, shkruan Gazeta Blic.

Lajmin e ka bërë të ditur Valon Ramadani, i cili ka thënë se Ajeti ishte përherë i angazhuar për të mirën e përgjithshme.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Na pikëlloi lajmi për vdekjen e njërit prej aktivistëve më të vjetër të Lëvizjes, Afet Ajeti.
Afeti ishte përherë i angazhuar për të mirën e përgjithshme dhe kurrë nuk u ndalë në këtë drejtim, për çka ne do ta mbajmë në mend e do ta kemi si shembull.
I ndjeri vuante nga një sëmundje, nga e cila edhe paska ndërruar jetë.
Ngushëllime familjes Ajeti, miqve të të ndjerit dhe gjithë anëtarëve të Lëvizjes bashkë me të cilët ai pati marrë pjesë në shumë aktivitete në Ferizaj e më gjerë.