Lajme

Vdekja e Dr. Reshat Emrës, sqarohet edhe Prokuroria e Pejës

01/07/2023 20:24
nga:G B

Për vdekjen e sotme të Dr. Reshat Emrës, në vendin e tij të punës gjatë kujdestarisë në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës, ky institucion Spitalorë pasdite zyrtarisht sqaroië  në njoftim se ka qenë vdekje pasojë e infarktit.

Njoftimi mortor spitalor erdhi me vend, pasi fillimisht Prokuroria e Pejës u deklarua se kanë nisur hetimet e shkaqeve të vdekjes.

Nisur nga këto informacione, ‘RADIO 1’ ka kontaktuar në mbrëmje Prokurorinë Themelore të Pejës për të sqaruar çdo detaj deri në fund.

Shkodran Nikqi – zëdhënës i kësaj prokurorie në deklarimin e mbrëmjes për ‘RADIO 1’, sqaroi se çështja e veprimeve të prokurorisë mbi rastin në fjalë, është veprim procedural, meqë hetuesia dhe prokuroria kanë qenë në vendin e ngjarjes.

“Po, interesim me vend. Bëhet fjalë për veprime procedurale që zhvillohen në secilin rast kur prokurori del në vendngjarje. Bazuar në këto veprime që sqarova, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.”-sqaroi Nikqi.

Ndryshe gjatë pasditës Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës doli me njoftim zyrtar mbi vdekjen e mjekun në vendin e punës, me deklarimin që i njejti pësoi infarkt.

Njoftimi mortor spitalor:

“Njoftim mortor!

Te tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr.Reshat Emra.

Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar.

Shumë netë pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve.

Në situat të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja.

I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju Dr.Reshat Emra.

Pusho i qetë.”