Giorgio Galanti, një ish-doktori sportiv i Fiorentinës, është dënuar me një vit burg për vdekjen e Davide Astori.
Ish-kapiteni i Fiorentinës vdiq në gjumë më 4 Mars të vitit 2018, një natë para duelit Udinese-Fiorentina, përcjell GazetaBlic Sport.
La Gazzetta dello Sport raporton se profesori Giorgio Galanti, një ish-këshilltar sportiv i Fiorentinas është dënuar me një vit burg.
Giorgio Galanti ishte në atë kohë përgjegjës i departamentit të mjekësisë sportive në spitalin Careggi në Firence. Ai ishte i fundit që i dha dritën jeshile Davide Astorit për të luajtur futboll, në verën e vitit 2017, shtatë muaj para vdekjes së futbollistit.
Sipas raportit të autopsisë, Davide Astori vdiq nga një takiaritmi, një nxitim anormal i rrahjeve të zemrës.
/GazetaBlic Sport


