Lajme

Vazhon gara e madhe në IPKO UNI Tournament

05/20/2022 18:02
nga:K G


Turneu i lojërave online IPKO UNI Tournament, i cili po zhvillohet mes studentëve të universiteteve publike dhe private, ka zgjuar interesimin të madh tek të rinjtë kosovar.

Studentë nga universitete të ndryshme të Kosovës po garojnë me njëri-tjetrin në 5 lojëra të ndryshme: FIFA 22, League of Legends, CS:GO, Rocket League dhe PUBG, të cilat luhen midis 16 ekipeve me nga 6 lojtarë për ekip.

Pas ndeshjeve te cilat u zhvilluan në lojërat FIFA21 dhe CS:GO, tani ekipet janë duke garuar në lojën e famshme elektronike, League of Legends. Të gjitha ndeshjet e IPKO UNI Tournament janë duke u transmetuar live stream në kanalet Twitch dhe Youtube.

Turneu i organizuar nga IPKO, mbështet studentët kosovare, për te cilët ndahet një shpërblim i madh në vlerë të 21,000 EUR për 3 vendet e para fituese dhe shumë dhurata për ekipet tjera. Ky projekt i cili është turneu i pare në mes të universiteteve në eGaming në Kosove dhe rajon, dëshmon edhe një herë që IPKO është gjithmonë pranë të rinjve dhe mbështet gjeneratat e reja në mënyra te ndryshme, duke konsideruar nevojat e tyre dhe duke qenë gjithmonë në hap me trendet më të fundit globale.

IPKO është kompania Nr.1 në treg me internetin më stabil dhe shërbimin ndaj klientëve, me një përkushtim te veçantë ndaj të rinjve dhe kërkesave te tyre, prandaj ky projekt i lojërave online me universitete dhe studentë është vazhdimësi e përkushtimit të IPKO-s ndaj të rinjve kosovarë.

IPKO UNI Tournament është një projekt inovativ me format dhe strukturë unike që hap rrugën për lojtarë dhe entuziastë të lojërave online në mesin e studentëve që të testojnë aftësitë e tyre në lojëra online, me internetin më stabil të IPKO dhe të marrin pjesë në një përvojë të paharrueshme.