Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike Jemin Gjana ka bërë të ditur se deri në orën 13.00 kanë votuar për kreun e ri të partisë 23,536 anëtarë. Pra, deri më tani kanë votuar 31 për qind e demokratëve me të drejtë vote.
Ndërkohë Gjana tha se procesi ka vijuar normalisht ndërsa shtoi se mund të jetë bërë ndonjë zëvendësim vëzhguesish. Ndërsa, i pyetur nga gazetarët për akuzat e bëra për parregullsi, Gjana tha se janë përpjekur që të mos krijojnë asnjë problem për vëzhguesit.
Përsa i përket deklaratave të Nishanit që i cilësoi zgjedhjet si “maskaradë elektorale”, Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD pyeti “mos e ka ngatërruar me 25 prillin”.


