Lajme

Vazhdon edhe sot seanca për “Banjskën”

06/13/2025 07:38
nga:Sh R

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, edhe sot do të vazhdojë seanca për rastin “Banjska”.

Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, për Klankosova.tv ka deklaruar se seanca do të fillojë nga ora 09:30.

Deri më tani kanë dëshmuar policët Avni Shala, Elez Peci, Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa tashmë të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.