Lajme

Vazhdojnë të rriten rastet me COVID-19, dalin rezultatet për mbi 5 mijë mostra

08/07/2021 14:47
nga:Genita C

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 352 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes.

Sipas infografikës së publikuar nga MSH’ja, që nga dje janë shëruar 13 persona.

Ndryshe, rastet pozitive janë konfirmuar pas testimit të mbi 5 mijë e 200 personave.