Lajme

Vazhdojnë përplasjet Tahiri-Haxhiu, kjo e fundit i quan shpifje deklaratat e kryetarit të Vushtrrisë

05/29/2021 19:40
nga:Y I

Pas reagimit të kryetarit të Vushtrisë, Xhafer Tahiri, ku thotë se Ministria e Drejtësisë refuzoi t’ia kthejë komunës pronën e ish “Motel Vicianum” ka replikuar sërish Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu thotë se sot Xhafer Tahiri ka refuzuar që të ndërmarrë veprime në mbrojtjen e pronës publike.

“Policia nuk ka mundur të veprojë sepse z.Tahiri nuk ka lejuar inspektoriatin të shkojë në vendin e ngjarjes me arsyetimin se “ne i kemi dhënë leje kompanisë”, duke injoruar kështu Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për shkëputje të kontratës i cili është mbi çfarëdo vendimi tjetër të Komunës” shkruan Haxhiu.

“Shpifjet e Xhafer Tahirit se kinse unë paskam refuzuar që pronën t’ia jap Komunës, shtojnë dyshimet që mosveprimi i tij është i qëllimshëm” shkruan ajo në Facebook përcjell Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Sot, Xhafer Tahiri, ka refuzuar që të ndërmarrë veprime në mbrojtjen e pronës publike. Policia nuk ka mundur të veprojë sepse z.Tahiri nuk ka lejuar inspektoriatin të shkojë në vendin e ngjarjes me arsyetimin se “ne i kemi dhënë leje kompanisë”, duke injoruar kështu Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për shkëputje të kontratës i cili është mbi çfarëdo vendimi tjetër të Komunës.

Shpifjet e Xhafer Tahirit se kinse unë paskam refuzuar që pronën t’ia jap Komunës, shtojnë dyshimet që mosveprimi i tij është i qëllimshëm.
Unë nuk kam mundur të ndërmarrë asnjë veprim sepse rasti është duke u trajtuar nga Gjykata.

I bëj thirrje edhe njëherë që të mbrojë pronën publike dhe jo interesin privat!

Xhafer Tahiri-Albulena Haxhiut: Refuzuat t’ia ktheni komunës pronën “Vicianum”, mos ushtro presion publik!