Rusia mund të përjashtohet nga Kampionati Evropian për femra, i cili do të mbahet në Angli këtë verë.
Çështja do të diskutohet në mbledhjen urgjente të UEFA-s të së premtes, e cila u mblodh pas pushtimit rus të Ukrainës të enjten në mëngjes, shkruan GazetaBlic Sport.
Destinacioni i paraparë i finales së Champions League që ishte ‘Shën Petersburgu’ pritet të ndërrohet, por ky nuk pritet të jetë ‘dënimi’ i vetëm.
Sekretarja e Jashtme e Brtitanisë, Liz Truss kishte kërkuar më parë skuadrat angleze të bojkotojnë finalen e Ligës së Kampionëve për meshkuj, e cila do të mbahej në Shën Petersburg.
Dhe tani ka dyshime nëse Kombëtarja ruse e femrave do të lejohet të udhëtojë në Angli për të konkurruar në turneun e kësaj vere.
/GazetaBlic Sport/


