Lajme

Vazhdon të mbahet e bllokuar rruga në Rudarë

12/10/2022 18:01
nga:Astrit Gashi

Sipas informacioneve nga tereni, rruga në Rudarë të Zveçanit – komunë e banuar më shumicë serbe – vazhdon të jetë e bllokuar, ndonëse ka më pak njerëz se disa orë më parë.

Në hapësirën ajrore të saj është parë duke fluturuar helikopteri i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.